Të premten është afati i fundit që Gjykata Supreme të vendos lidhur me gjashtë ankesa të parashtruara nga subjektet politike ndaj Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, njofton Insajderi.
Gjykata Supreme kishte pranuar gjithsej 15 ankesa të subjekteve politike dhe kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, të ushtruara kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ku gjatë ditës së enjte kishte vendosur për nëntë prej tyre.
Më poshtë ankesat për të cilat Supremja do të vendosë sot:
Duda Balje, Socialdemokratska Unija, kundër vendimit të PZAP-së, A nr. 656/2021
Qazim Rrahmani, PLE, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
Erxhan Galushi, Prizren, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
Lëvizja Vetëvendosje, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 761/2021
Romani Iniciativa, Graqanica, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 736/2021
Adriana Hoxhiq, Ujedinjena Zajednica, Mitrovicë, kundër vendimit të PZAP-së, A.nr. 656/2021
/Insajderi.com