Rreth 70 mijë qytetarë pritet që këtë të hënë t’i marrin 10% nga Fondi Pensional i Kursimeve, njofton Insajderi.
Siç bëhet e ditur, transferimi i mjeteve për këta qytetarë do të nisë nga ora 10:00, raporton KK.
Tërheqja e këtyre mjeteve është garantuar me Pakon për Rimëkëmbje Ekonomike të votuar në Kuvendin e Kosovës si ndihmë për periudhën e pandemisë.
Më katër dhjetor është votuar ky në lexim të dytë ky ligj me 72 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim. /Insajderi.com