
Ministria e Shëndetësisë do të ketë një takim me Kryetarët e Komunave të Kosovës për të shqyrtuar lirmin e masave anti-COVID’19.
Lajmin për Shqip.com e ka konfirmuar Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, i cili ka deklaruar se kërkesë e komunave është që të largohet ora policore.

Drejtori Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Tutje, ai tha se komunat po kërkojnë që të hiqet obligimi i mbajtjes së maskës kur është një person i vetëm në ambient të jashtëm, teksa ka shton se AKK kërkon që të vazhdojë fushata për vaksinim anti-COVID.
“Sot në ortën 14:00 kemi takim me Ministrinë e Shëndetësisë, për shqyrtimin e masave anti-Covid. Nuk ka kurrfarë logjike që gastronomia të punojë deri në orën 21:30 e ora policore të jetë nga ora 22:00, sepse qytetarët nuk kanë ku të shkojnë nëse lokalet janë të mbyllura.
Ndërkaq, të mërkurën, pas takimit me u.d e ministres së Shëndetësisë, Dafina Gexha, Shoqata e Gastronomëve ka njoftuar se nëse deri të premten nuk do të ketë lirim të masave anti-COVID, atëherë të shtunën do të shqyrtojnë protestat./Insajderi.com