14:58 ⌚ Seanca për Presidentin mbahet në ora 18:00
Seanca për Presidentin do të mbahet në ora 18:00.
Kështu i thanë Gazetës Online Insajderi, burime brenda Lëvizjes Vetëvendosje dhe Kuvendit të Kosovës.
Aty pritet të shihet nëse vendi do ta ketë presidenten e re apo legjislatura shpërndahet për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme.
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka deklaruar se do të qëndrojnë në sallë gjatë kohës sa votohet Osmani.
Ndërsa, ambasadori britanik, Nicholas Abbott, tha se opozita duhet të jetë konstruktive duke qëndruar në sallën e Parlamentit e të votojë si të dojë. /Insajderi.com
13:35 ⌚ Seanca për Presidentin mbahet pasdite
Seanca për Presidentin pritet të mbahet të shtunën pasdite.
Kështu i thanë Gazetës Online Insajderi, burime brenda Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Për të pasur kuorum duhet të qëndrojnë në sallë 80 deputetë.
Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë vendim që të jetë present në Kuvend gjatë kohës sa votohet Presidenti.
Të premten në Kuvendin e Kosovës, kishte situatë dramatike, ku partia e Albin Kurtit donte ta miratonte plotësim-ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet.
Opozita kundërshtoi – shantazh këtë përpjekje të pushtetit e cilësoi.
Ndërsa, deputetë të VV-së, theksuan se nuk do ta braksin bashkëpunimin me Vjosa Osmanin, pasi Partia Demokratike e Kosovës kërkon një president “më unifikues”. /Insajderi.com