Sot pritet të merren masa të reja kundër Coronavirusit

Sot pritet të merren masa të reja kundër Coronavirusit

Qeveria e Kosovës pritet të sot (e hënë) të marrë masa të rejja kundër përhapjes së pandemisë COVID-19, njofton Insajderi.

Kjo pasi që, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, do të zhvillojë një takim me institucionet përgjegjëse në ndërtesën e qeverisë, ku do të diskutojnë për zbatimin e masave.

Kjo është bërë e ditur përmes një komunikate për media nga Ministria e Shëndetësisë.

Takimi do të mbahet në ora 14:00, ndërsa, një orë më vonë, do të ketë edhe konferencë për media.

“Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj mban sot takim me institucionet përgjegjëse për zbatimin e masave kundër COVID-19. Ky takim mbahet nga ora 14:00 në ndërtesën e Qeverisë së Republikës së Kosovës, salla P-38, ndërsa në ora 15:00 do të ketë konferencë për media”, thuhet në njoftimin e MSH-së.

Për shkak të festave të fundvitit ka pasur dilema nëse do të ketë lirim apo shtrëngim të masave. Por, pavarësisht thirrjeve për lehtësim të masave, sidomos asaj për kufizim të orarit gjatë vikendit, kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka publikuar kufizimet e reja./Insajderi.com