
Sot (e shtunë) pritet të përfundojë procesi i rinumërimit të 552 vendvotimeve si dhe vlerësimit të pakove të supozuara me fletëvotime të ardhura nga jashtë Kosovës, njofton Insajderi.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, përmes një konference për medie, tha se deri të premten janë rinumëruar 377 vendvotime, që në përqindje i bie 70.
Ai ka sqaruar janë aprovuar 48 mijë e 728 zarfe me fletëvotime të ardhura me postë, ndërsa janë refuzuar 18 mijë e 876 zarfe.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke punuar maksimalisht për të përmbyllur sa më shpejt aktivitetet që janë duke u zhvilluar këtu në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve, me qëllim të shpalljes së rezultateve përfundimtare për subjektet politike dhe kandidatët”./Insajderi.com