
Pas shumë përpjekjeve sot pritet të votohet në lexim të dytë projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike.
Kjo pasi, Partia Demokratike e Kosovës, ka vendosur që ta votojë këtë projektligj, pas vendimit partiak që morën ditë më parë.
Kështu konsiderohet se tani janë siguruar votat e mjaftueshme që Rimëkëmbja e Kosovës të kalohet.
Seanca fillon në ora 11:00 dhe pritet të përfundojë “drama” e cila ka filluar muaj më parë për Rimëkëmbjen Ekonomike. /Insajderi.com