Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Aleanca Kosova e Re kanë vendosur ta bëjnë zyrtar koalicionin në ditën e fundit të afatit për paraqitjen e koalicioneve parazgjedhore në KQZ, njofton Insajderi
Koalicionin mes dy partive e ka konfirmuar Naim Murseli, këshilltar i kreut të AKR-së Behgjet Pacollit, transmeton.
Murseli ka thënë se deri në orën 18:00 do të deklarohet ky koalicion, të cilin e ka cilësuar si koalicion fitues.
“Sot, deri në orën 18:00, do të deklarohet koalicioni parazgjedhor me LDK-në në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Një bashkëpunim konstruktiv dhe i natyrshëm. Një listë e përbashkët e një koalicioni fitues!”, shkruan Murseli në “Facebook”./Insajderi.com