Sot rifillojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë

Sot rifillojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë

Sot, (e mërkurë) pritet të rifillojnë gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore në Kizhevak të Serbisë, njofton Insajderi.

Punimet do të përcillen nga ekspertët mjeko-ligjorë të Kosovës, Naim Uka dhe Valon Hyseni.

Kështu ka bërë të ditur Kushtrim Gara nga Komisioni Qeveritar për të pagjeturit.

“Sa i përket vazhdimit të gërmimeve në lokacionin e varrezës masive në Kizhevak, siç e kemi potencuar edhe më parë, ju konfirmojmë se nga nesër, datë 5 maj, do të rifillojnë gërmimet në këtë lokacion. Ekspertët e Institutit të Mjekësisë Ligjore, pra ekspertët mjeko-ligjorë të Republikës së Kosovës do të vazhdojnë të jenë të pranishëm, në emër të Delegacionit të Kosovës në kuadër të Grupit Punues për Persona të Zhdukur, në përcjellje të gërmimeve dhe të gjitha fazave tjera profesionale mjeko-ligjore të nevojshme për t’u realizuar në këtë lokacion”, tha Gara./Insajderi.com