
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i arrestuar i parë i Gjykatës Speciale, do të paraqitet sot për herë të parë para gjyqtarit të procedurës paraprake në Hagë, njofton Insajderi.
Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se Mustafa ballafaqimin e parë me Prokurorët e Specializuar do ta ketë më 28 shtator në ora 15:00.
Paraqitja e parë e Mustafës do të jetë në seancë publike dhe mund të ndiqet live në faqen e Gjykatës Speciale.
Mustafa u bë emër i njohur ditën kur u arrestua nga Zyra e Prokurorit të Specializuar dhe u transferua në Qendrën e paraburgimit në Hagë. /Insajderi.com