Sot seanca gjyqësore për rastin e njohur si “Veteranët”

Sot seanca gjyqësore për rastin e njohur si “Veteranët”

Të hënën pritet të vazhdojë seanca në Gjykatën Themelore për rastin “Veteranët”.

Deputeti Shkumbin Demalijaj, ish-kryeministri, Agim Çeku, ish-ministri i mbrojtjes, Rrustem Berisha akuzohen për kohën sa ishin pjesë e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Dëshmorit të Kombit, Invalidit, Veteranit, Pjesëtarit dhe të Internuarit të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Mbi ta është ngritur akuza për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar, njofton Insajderi.

Më 19 qershor të vitit 2020, Gjykata Themelore në Prishtinë, e kishte konfirmuar aktakuzën, ndërsa këtë vendim e kishte konfirmuar edhe Gjykata e Apelit në gushtin e këtij viti.

Me aktakuzën e PSRK-së, po ashtu ishte kërkuar që Gjykata Themelore në Prishtinë, që të urdhërohet Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), që të pezullonte pagesën e pensioneve për 19.500 veteranë, deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

Por, më 1 prill 2019, gjykata e kishte refuzuar këtë kërkesë me arsyetimin se propozimi për masën e përkohshme nuk është ndaj të akuzuarve, por ndaj MPMS-së, si palë e tretë. /Insajderi.com