Sot seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Sot seanca ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që po gjykohen nga Dhomat e Specializuara për “krime lufte”, do të paraqiten në seancë gjyqësore.

Seanca e tretë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin – fillon nga ora 11:00.

Ecuria e çështjes gjyqësore parashihet me rregullën 96-të të Rregullores së Procedurës dhe Provave të Dhomave të Specializuara të Kosovës.

Më 26 tetor të vitit 2020 Gjykata Speciale kishte konfirmuar aktakuzat për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. /Insajderi.com