Sot shpallet aktgjykimi në rastin e vrasjes së Aulon Zekës

Sot shpallet aktgjykimi në rastin e vrasjes së Aulon Zekës

Sot në orën 9:30, Gjykata Themelore e Prishtinës do të shpallet aktgjykimi ndaj dy të miturve që po gjykohen në rastin për vrasjen e Aulon Zekës.

Për vrasjen e Aulon Zekës akuzohen dy të mitur, ndërsa një tjetër po ngarkohet për moslajmërim të kësaj vepre penale, shkruan gazetametro.net.

Shpalljen e aktgjykimit e ka konfirmuar prindi i Aulonit, Afrim Zeka.

“Sot në ora 9.30 jepet denimi për ata që ia morën jetën Aulonit tonë: shpresoj që të dëshmohet drejtësia”, ka shkruar ai në Facebook.

Aulon Zeka u vra më 16 shtator 2017 në Prishtinë.

Dihet se deri seancat e këtij gjykimi janë mbajtur, ato kanë qenë të mbyllura dhe para Pallatit të Drejtësisë ka pasur protesta për ndriçimin e vrasjes së Zekës