“Sot u paska ra në mend veriu i vendit Thaçit, Mustafës e Veselit”

“Sot u paska ra në mend veriu i vendit Thaçit, Mustafës e Veselit”

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, pas vendosjes së komunave veriore të Kosovës në karantinë me urdhër të Serbisë, ka akuzuar për “pazare” presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, kreun e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa dhe atë të Partisë Demokratike, Kadri Veselin.

Haxhiu nëpërmjet një statusi në ‘Facebook’, ka thënë se Thaçi, Mustafa e Veseli që u paska rënë në mend sot veriu i vendit, pas 21 viteve “pazare”, deklaratat e të cilëve tha se u demantuan nga ministrat e Qeverisë Kurti.

“Thaçi, Mustafa e Veseli si zakonisht në të njëjtën linjë. Sot u paska ra në mend veriu i vendit tonë anipse që 21 vite kanë qenë herë bashkë e herë veç e veç por sërish për pazare bashkë. Ministrat Vitia dhe Sveçla sot i demantuan deklaratat e tyre që kanë për qëllim të mjegullojnë e të vënë në panik qytetarët”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.