Sot u shënuan 58 raste me koronavirus në Kosovë

Sot u shënuan 58 raste me koronavirus në Kosovë

Në Kosovë sot janë konfirmuar 58 raste positive me koronavirus.

Këtë lajm e ka bërë të ditur Naser Ramadani, drejtori i Institutit të Shëndetësisë Publike të Kosovës.

Lajmi është bërë i ditur, në një prononcim për media gjatë vizitës që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka bërë IKSHPK-së së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemajn dhe Ministrin e Arsimit, Ramë Likajn.

“Sot ne kemi regjistruar në laboratorë 58 raste pozitive në COVID-19 që paraqit rritje në krahasim me ditët e kaluara”, ka deklaruar Ramadani.

Megjithatë, ende nuk ka dalë ndonjë njoftim zyrtar nga IKSHPK-ja, siç rëndom ndodh çdo mbrëmje kur ky institucion njofton për rastet positive të të infektuarve dhe të të shëruarve përmes faqes zyrtare në rrjetin social Facebook.

Dje në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK ishin testuar gjithsej 228 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, ndërsa positive rezultuan 28 raste, të shëruar ishin 8-të, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 921 raste. /Insajderi.com