Sot varrosen katër të zhdukurit nga lufta në Kosovë

Sot varrosen katër të zhdukurit nga lufta në Kosovë

Varrimi i Dibran Dibranit, Zeqir dhe Magbule Mujës si dhe Remzi Kurteshit, të cilët ishin të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë do të bëhet sot, shkruan Insajderi.

Trupat e të ndjerëve ishin gjetur në varrezat e myslimanëve në Mitrovicë, në fund të vitit të kaluar.

Bajram Qerkini nga Shoqata për personat e pagjetur “Zëri i prindërve”, ka thënë se varrimi i të ndjerëve është vonuar derisa ka përfunduar procesi i identifikimit të eshtrave në mostrat e marra me AND.

“Dibran Dibrani, Zeqir Muja si dhe Remzi Kurteshi  do të varrosen në varrezat e martirëve në Shipol, ndërsa Magbule Muja do të varroset në Malishevë”, ka deklaruar ai për ‘KK’.

Zeqir dhe Magbule Muja ishin burrë e grua./Insajderi.com