Sot varroset 19 vjeçarja Nazlije Sherifi

Sot varroset 19 vjeçarja Nazlije Sherifi

19 vjeçarja Nazlije Sherifi, vdiq të dielën, pasi vuante nga sëmundja e veshkave, njofton Insajderi.

Familjarët e saj kanë njoftuar se varrimi do të bëhet sot (e hënë) në orën 14:00 në varrezat në Shipol në Mitrovicë.

Ndryshe, për t’ia shpëtuar jetën duke ia dhuruar veshkën e tij ishte paraqitur një vullnetar nga Deçani, Valmir Aliçkaj.

Por, Nazlijes iu përkeqsua gjendja shëndetësore dhe vdiq derisa po priste rezultatin e transplantit./Insajderi.com