Sot varroset Cima

Sot varroset Cima

Ikona e humorit, Rasim Thaçi – Cima, do të varroset sot, njofton Insajderi.

Ceremonia e varrimit do të bëhet pas orës 13:00 në fshatin Vukovc të Drenasit.

Këtë organizim e ka marrë përsipër Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

Cima vdiq të premten, pasi ishte i infektuar me COVID-19.

Ai për dekada ishte i pranishëm në skenën kosovare të humorit. /Insajderi.com