
Xhemajlije Hoxha-Demaçi, ish-gruaja e ish-veprimtarit të çështjes kombëtare, Adem Demaçi, është ndarë nga jeta këtë të shtunë, më 27 shkurt, njofton Insajderi.
Ajo ndërroi jetë në moshën 79 vjeçare, ndërsa lajmin për vdekjen e saj e bëri të ditur i biri i së ndjerës, Shqiptar Demaçi.
Me anë të një postimi në Facebook, ai njoftoi se nëna i vdiq nga pasojat e COVID-19.
Varrimi i Xhemajlijes do të bëhet sot në varrezat e lagjes “Arbëria” në Prishtinë nga rrethi i ngushtë familjar teksa për shkak të pandemisë nuk do të ketë të pame.
“Ju njoftojmë se nëna, vjehrra e gjyshja – Xhemajlije Hoxha Demaçi ndërroi jetë sot pasdite nga pasojat e COVID-19. Varrimi bëhet nesër në ora 12:30 në varrezat e Lagjes Arbëria (ish-Dragodani) nga rrethi i saj familjar. Të pame nuk do të organizohet për shkak të pandemisë. Faleminderit shumë për ngushëllimet tuaja. Familja Demaçi”, ka shkruar Shqiptar Demaçi. /Insajderi.com