
Protestat e filluara javë në disa qytete të Maqedonisë pritet që të vazhdojnë edhe sot pas një pauze disa ditore për shkak të Festës së Pashkëve dhe 1 majit.
Lëvizja qytetare “Protestoj” ka thënë se pret që të intensifikohen protestat deri sa të arrihen qëllimet e tyre, që ndër të tjerash janë dorëheqja e presidentit Ivanov dhe tërheqja e vendimit për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor, njofton Alsat M.
Përvec Shkupit, protesta janë paralajmëruar edhe në Tetovë dhe qytete të tjera të Maqedonisë./Insajderi.com