
Sot do të vazhdojë gjykimi ndaj ish-krerëve të OVL-UÇK-së, Hysni Gucatit dhe Nasim Haradinajt në Gjykatën Speciale në Hagë.
Seanca gjyqësore do të nis nga ora 08:00 dhe do të zgjasë deri në orën 16:00, përcjell Insajderi.com.
Seanca e fundit u mbajt të premten më 21 janar. Në rastin e tyre është dëgjuar dëshmitarja eksperte, Anna Myers. Ajo është përgjigjur rreth sinjalizuesve, të drejtave të tyre dhe rregullimit të sinjalizimit përmes ligjeve.

Gjykata Speciale në Hagë
Rrjedhja e disa dokumenteve nga Specialja, të cilat nga një person ende i panjohur janë dërguar në zyrat e OVL-UÇK, dhe bërja publike e kësaj ngjarje nga krerët e organizatës, është arsyeja pse po gjykohen Hysni Gucati e Nasim Haradinaj.
Mbi ta rëndojnë akuzat për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës./Insajderi.com