Sot vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

Sot vazhdon gjykimi ndaj Salih Mustafës

Procesi gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, në Dhomat e Specializuara në Hagë, do të vazhdojë edhe të martën, njofton Insajderi.com.

Të hënën e 4 tetorit, ka nisur dëgjimi i dëshmisë së dëshmitarit të tretë, derisa sot do të vazhdojë dëshmia e tij edhe për një ditë tjetër.

Ai dje ka deklaruar se është torturuar ga një “njësi speciale” në Zllash nga katër-pesë persona të njohur si “Skifterat”, të cilët e kanë mbajtur në një stallë.

Dëshmitari pretendon se është rrahur me mjete të forta, e djegur me qiri dhe rrymë elektrike.

Dëshmitari i tretë në seancën gjyqësore ndaj Salih Mustafës

“Më kanë goditur me bisht të sëpatës, më kanë goditur me shufra metalike. Më kanë rrahur në forma të ndryshme. M’i lidhnin këmbët me tela të rrymës, më jepnin dridhje e kështu. Më kanë djegur me qiri, duke u uluar në karrige, dhe qiriun ma afronin afër shpinës”, pretendon ai.

Përveç kësaj, ai pretendon se këta ushtarë kishin urinuar mbi të dy herë.

Derisa, kur foli për Mustafën, tha se komandant Cali e kishte rrahur atë deri në alivanosje bashkë me pjesëtarët tjerë, kur e kanë dërguar te vendi ku po qëndronte, duke e pyetur se pse iu kishte bashkuar UÇK-së. /Insajderi.com