Gjykata Speciale në Hagë do të vazhdojë të hënën procesin gjyqësor ndaj ish-pjesëtarit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Salih Mustafa, i njohur si komandant ‘Cali’, njofton Shqip.com.
Procesi gjyqësor ndaj Mustafës do të fillojë në orën 09:30.
Në këtë seancë do të dëgjohet dëshmitari i tretë i Zyrës së Prokurorit të Specializuar me kodin Ë01678.
Dëshmitarët e ZPS-së në rastin e Mustafës kanë filluar të dëshmojnë në këtë rast nga data 20 shtator, ku deri tani janë dëgjuar dy prej tyre.
Ky është gjykimi i parë që ka filluar në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hasë nga data 15 shtator 2021, e që Salih Mustafa është edhe i arrestuari i parë nga Specialja.
Në deklarimin e tij para trupit gjykues, Salih Mustafa është deklaruar i pafajshëm, sikurse është deklaruar në seancën e parë pas arrestimit të tij.
Aktakuza ndaj Mustafës është konfirmuar më 12 qershor 2020, ndërsa ai u arrestua më 24 shtator të vitit të kaluar.
Pretendohet se Mustafa ka kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, derisa u dërgua në objektin e paraburgimit në Hagë. /Insajderi.com