
Kuvendi i Kosovës sot vazhdon seancën plenare, ku do të votohen rekomandimet nga interpelanca e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Rendi i ditës:
- Votimi i rekomandimeve nga Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, lidhur me vdekjen e dhunshme të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari,
- Shqyrtimi i Propozim-Programit të punës së Kuvendit të Kosovës për vitin 2018,
- Shqyrtimi i parë i Projekt-Rregullores së Kuvendit,
- Shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, për Projektin e Autostradës Kijevë-Zahaq,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-004 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-094 për Presidentin e Republikës së Kosovës,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-013 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-072 për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin nr. 04/L-214,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-014 për infrastrukturën kritike,
- Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 06/L-015 mbi masat doganore për mbrojtjen e të drejtave të pronësisë intelektuale,
- Shqyrtimi i Raportit të performancës së ndërmarrjeve publike për vitin 2015 dhe 2016,
- Emërimi i dy (2) anëtarëve të Komisionin për verifikim dhe vendosje të pronave,
- Emërimi i një (1) anëtari të Komisionit për kërkesa pronësore.