Sot votohet për kreun e PD-së, Basha në garë me tre kundërkandidatë

Sot votohet për kreun e PD-së, Basha në garë me tre kundërkandidatë

Rreth 75 mijë anëtarë të Partisë Demokratike priten që të dielën t’i drejtohen qendrave të votimit, në 76 qendra në të gjithë Shqipërinë, për të votuar kreun e ri të partisë.

Në garë për të drejtuar partinë e dytë më të madhe në vend janë kreu aktual i PD-së, Lulzim Basha, Fatbardh Kadilli, Edith Harxhi dhe Agron Shehaj.

Qendrat e votimit janë të hapura deri në orën 19:00.

Komisioni Zgjedhor ka nxjerrë rregulla për personat të cilët nuk do të lejohen të votojnë, një ndër ta janë edhe personat të cilët kanë bërë fushatë për kundërshtarin politik, kryesisht për partitë e reja të djathta, dala nga PD.

Po ashtu, anëtarët që nuk e gjejnë emrin e tyre në listën elektronike do të mund të votojnë përmes kartës së anëtarësisë./Insajderi.com