
Analisti, Nexhmedin Spahiu, ka thënë se Ramush Haradinaj ka gabuar kur ka përmendur idenë e Bashkimit Kombëtar.
Sipas tij kjo e “shkatërron” Kosovën ose Shqipërinë, njofton Insajderi.
“Bashkimi Kosovë-Shqipëri nënkupton shkatërrimin o të Shqipërisë, o të Kosovës. Nuk mund të ketë dy kryeqytete, o Tirana o Prishtina. Është gabim i tij, por të gjithë politikanët tanë gabojnë”, tha ai në Klan Kosova.
Por, sipas Spahiut, Haradinaj ka gjasat më të mëdha që të jetë president i Kosovës.
“Nga të gjithë kandidatët potencialë Haradinaj i ka gjasat më të mëdha. Nëse analizojmë situatën politike ai ka gjasat më të mëdha”. /Insajderi.com