Spasovski: Vetingu në polici do të vazhdojë

Spasovski: Vetingu në polici do të vazhdojë

Zgjedhje të drejtorit të ri të policisë me siguri do të ketë javën e ardhshme ose në ditët e ardhshme. Sidoqoftë, tani drejtor është, Sasho Tasevski, dhe ai vendim është ekskluzivisht nëduart e mia.

Dua t’i përgënjeshtroj të gjitha spekulimet që dolën sot në lidhje me ndarjen epozicioneve të drejtorëve dhe ndryshimin e strukturave drejtuese në MPB, veçanërisht të drejtorittë Byrosë së Sigurisë Publike . Bashkërisht, si ekip, vazhdojmë tutje, sepse ky ekip dha rezultate brenda MPB-së dhe duhet vetëm ta përmirësojmë, tha sot ministri i Punëve të Brendshme i Republikës së Maqedonisë së veriut Oliver Spasovski.

Spasovski përmendi se ndryshimet në strukturën udhëheqëse të MPB-së janë kategori e cila nuk ndalet kurrë, ndërsa në pyetjen nëse dihet se nga radhët e kujt do të jetë drejtori i BSP-së, nga LSDM apo BDI, ai u përgjigj se policia është institucion ku politika nuk duhet të përzihet me ndikime dhe interesa, ndërsa profesionalizmi patjetër të mbetet prioritet kryesor, njofton Insajderi

“Kudo që do të ketë një hallkë të dobët, do të vjen deri te ndryshimi në strukturat udhëheqëse. Kjo nuk është vetëm tani, por do të jetë në çdo moment, sepse është shumë me rëndësi të keni njerëzit e duhur në vendet e duhura. Me rëndësi  është të keni njerëz të përgjegjshëm, të ndershëm, ku pozicioni udhëheqës që do t’u jepet ta kryejnë me përgjegjësi serioze ndaj qytetarëve dhe shtetit”, tha ministri.Vetingu në polici, paralajmëroi Spasovski, do të vazhdojë sepse normat etike të policisë duhet të jenë në nivel tëlartë dhe qytetarët në të dhe MPB si institucion patjetër të kenë besim.

“Zyrtarët e policisë patjetër të kenë nivel të lartë të integritetit. Ata që veprojnë në kundërshtim me kompetencat ligjore dhe normat etike do të sanksionohen në mënyrë që të mos njolloset institucioni. Shumë është me rëndësi profesionalizmi të vjen në shprehje, të çlirohen institucionet nga ndikimet partiake, të mbrohet interesi i qytetarëve, të kemi institucion siç me të vërtetë duam”, nënvizoi Spasovski.Ministri Spasovski vlerësoi se MPB ka një ekip të mirë ku në negociatat e ardhshme me BE-në është e gatshme të sjellë vlerat evropiane në institucionet e vendit. /Insajderi.com