
Sot para Kuvendit të Kosovës protestuan specialistët nga të gjitha lëmit e mjekësisë në Kosovë, duke kërkuar që sa më shpejtë të mund të kyçen nëpër vende pune. Ka disa vite që ata kanë përfunduar specializimin mirëpo përpjekjet e tyre për tu punësuar kanë hasur në pengesa.
“Ata nuk po kanë mundësi që të tregojnë as aftësitë e tyre profesionale që i kanë marr gjatë specializimit të tyre”, thotë organizatorja e protestës Luljeta Durmishi Maqedonsi.
Luljeta Durmishi Maqedonsi që është specialiste e Kardiologjisë tha për Insajderi.com se në listat e tyre janë mbi 100 specialistë, të cilëve u është dashur afër 30 vite shkollim.
Fajin për gjendjen e tyre e kanë institucionet shëndetësore, njëra prej specialisteve në protestë, pasi që sipas saj të gjitha konkurset që bëhen nuk punësohen meritorët.
“ato vende janë të siguruara për ata që i kanë të afërt brenda institucioneve edhe në qoftë se ata nuk kanë të përfunduar specializimin”, tha ajo pa dashur t`i përmendet emri.
Kjo nuk është protesta e parë e specialistëve, ata kanë protestuar edhe para Ministrisë së Shëndetësisë. Në listën e protestuesve kanë qenë të informuar më shumë se 100 vetë, mirëpo numri i tyre në protestë ka qenë më pak se 50 persona. /Insajderi.com