Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Pjetër Shala do të dalë para Gjykatës Speciale të hënën, më 21 qershor në orën 11:00, shkruan Insajderi.
Gjykata Specialja ka bërë të ditur se Shala do të paraqitet për herë të dytë në një seancë që ka të bëjë me ecurinë e çështjes.
Pjetër Shala, është arrestuar muaj më parë në Belgjikë me urdhër të Dhomave të Specializuara të Prokurorisë në Hagë.
Shala, në luftë i njohur me nofkën “Komandant Ujku” aktualisht është me banim në Belgjikë, i cili gjatë luftës së fundit në Kosovë, ka qenë i angazhuar në zonën operative të Dukagjinit, në fshatin Dujakë.
Më vonë gjatë ditës pritet të ketë detaje të reja lidhur me arrestimin dhe aktakuzën ndaj Pjetër Shalës.
Në anën tjetër, Gjykata Speciale gjatë këtij muaji për tri ditë rresht do të mbajë pesë seanca ndaj ish-pjesëtarit të UÇK’së, Sali Mustafa./Insajderi.com