Trupi gjykues i Gjykatës Speciale e ka shpallur fajtor dhe e ka dënuar me katër vite e gjysmë burgim dhe gjobë prej 100 eurosh fajtor Hysni Gucatin. Ai është shpallur fajtor për pikat 1,2,3 dhe 5 të aktakuzës.
Gucati është shpallur i pafajshëm për pikën 4 të veprës penale hakmarrje.
Hysni Gucati së bashku me Nasim Haradinaj, u akuzuan për vepra penale kundër administrimit të drejtësisë, konkretisht për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, për frikësim të dëshmitarëve, për hakmarrje dhe për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Pas Hysni Gucatit edhe Nasim Haradinaj është dënuar me 4 vjet e gjysmë burgim.
Gjykata Speciale e ka dënuar me katër vite e gjysmë burgim Nasim Haradinaj, zëvendëskryetarin e OVL të UÇK-së.
Në një aktgjykim të shpallur të mërkurën, trupi gjykues konstatoi se Haradinaj është fajtor për katër pika të aktakuzës./Insajderi.com