Tomë Gashi: Para pak çastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoi që unë si avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fushë Kosovë së bashku me Faton Klinakun. Unë kësaj thirrje nuk do t’i përgjigjem, ngase nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale
Gjykata Speciale ka ftuar avokatin e Organizatës së Vetaranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Tomë Gashin, si dhe sekretarin e kësaj organizate, Faton Klinaku, njofton Insajderi
Lajmin e ka konfirmuar Tomë Gashi përmes një postimi në Facebook, ku ka thënë se që të dy e refuzojnë atë ftesë.
“Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë, duket se nuk e kanë të qartë se Nasim Haradinaj e Hysni Gucati nuk e pranojnë Gjykatën Speciale, ashtu siç nuk e pranon as Faton Klinaku. Para pak çastesh Policia e Prokurorisë Speciale në Hagë kërkoi që unë si avokat i OVL të UÇK-së, të lajmërohem në policinë e Eulexit në Fushë Kosovë së bashku me Faton Klinakun. Unë kësaj thirrje nuk do t’i përgjigjem, ngase nuk e kam pranuar dhe nuk e pranoj Gjykatën Speciale”, ka shkruar Gashi. “Sonte ose shihemi në ndonjë debat televiziv ose unë dhe Faton Klinaku do të flasim për çështje kombëtare në Hagë me Nasim Haradinajn”.
Tutje Gashi ka shtuar se tani Gjykata Speciale e ka humbur arsyen dhe donë të arrestojë edhe avokatët që i mbrojnë veteranët e UÇK-së.
Ndërkohë edhe Klinaku përmes Facebookut e ka konfirmuar se është telefonuar nga Dhomat e Specializuara. Ai ka thënë se nuk e njeh Gjykatën Speciale dhe se kjo gjykatë sipas tij nuk ka më mandat.
“Më thirrën në telefon dhomat e specializuara të gjykatës speciale dhe më thanë ti flet gjermanisht, por ju thashë po por nuk dua të flas, më thanë ti flet anglisht po thashë, por nuk dua të flas. Më thirrni vetëm me përkthyes. Çka unë e kuptova, më thanë se duhet të nënshkruaj diçka. Ju e dini që ne nuk e njohim dhe kjo gjykatë speciale nuk ka më mandat”, ka shkruar Klinaku në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com