Specialja ia refuzon Kadri Veselit kërkesën për lirim

Specialja ia refuzon Kadri Veselit kërkesën për lirim

Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale, Nicollas Guillou, ka vendosur që ta refuzojë kërkesën për lirimin e Kadri Veselit nga paraburgimi, njofton Insajderi.

Lajmi është bërë i ditur në një njoftim të publikuar të shtunën në faqen zyrtare të Speciales.

“Gjyqtari i procedurës paraprake konkludon se ekziston rreziku që z. Veseli të ikë, pengojnë përparimin e procedurave të Dhomave të Specializuara ose kryejnë krime të mëtejshme kundër tyre perceptohet si në kundërshtim me UÇK-në, përfshirë dëshmitarët që siguruan provat në SPO dhe / ose pritet të paraqiten para Dhomave të Specializuara. Gjyqtari i procedurës paraprake do të vlerësojë më poshtë nëse këto rreziqe mund të adresohen në mënyrë adekuate nga Kushtet e propozuara”, thuhet në njoftim.

Avokati i tij, Ben Emmerson, kishte kërkuar që klienti i ti, Kadri Veseli, të lirohet përkohësisht nga paraburgimi.

Ai madje kishte ofruar një listë me kushte që do të plotësoheshin nëse Veseli do të lirohej.

Ish-kryeparlamentari Kadri Veseli bashkë me ish-krerë të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi e Jakup Krasniqi, po mbahen në paraburgim në Hagë. Ata po akuzohen nga Gjykata Speciale për krime lufte./Insajderi.com