
Gjykatësi i Procedurës Paraprake, në Gjykatën Speciale ia ka refuzuar Pjetër Shalës kërkesën për lirim nga paraburgimi, shkruan Insajderi.
Me këtë rast, Gjykatësi ka urdhëruar mbrojtjen e Shalës që të dërgojë parashtresa deri më 23 korrik për rishikimin e radhës së arsyeve për mbajtjen në paraburgim.
Urdhrin e njëjtë, Gjykata ia ka dhënë edhe prokurorisë.
Pjetër Shala, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do të vazhdojë të qëndrojë në paraburgim në Hagë.
Ndërkaq mbrëmë, Specialja njoftoi se paraburgimi i është vazhduar edhe Nasim Haradinajt e Hysni Gucatit./Insajderi.com