Specialja i’a refuzon përsëri kërkesën për lirim nga paraburgimi Salih Mustafes

Specialja i’a refuzon përsëri kërkesën për lirim nga paraburgimi Salih Mustafes

Gjykatësi i procedurës paraprake ka refuzuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Salih Mustafes, për lirim nga paraburgimi, njofton Insajderi.

Salih Mustafa u arrestua me 24 shtator, derisa ndaj tij menjëherë ishte caktuar masë e paraburgimit nga Gjykatësi i procedurës paraprake.

E gjatë kësaj kohe, avokati mbrojtës i tij Julius von Bone kishte kërkuar lirim me kusht të klientit të tij për disa arsye.

Fillimisht mbrojtja kishte thënë qe Mustafa do ta dorëzonte pasaportën e tij dhe do paraqitej në gjykatë sa herë që do kërkohej një gjë e tillë.

Por kjo nuk e kishte bindur Gjykatësin.

Tutje mbrojtja aludon se Mustafa gjithmonë u tregua bashkëpunues dhe asnjëherë nuk ndërmori veprime për të penguar punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Por sipas Nicola Giju, ky rrezik ekziston për shkak të këtyre arsyeve.

Julius von Bone shtoi në kërkesë se asnjë incident nuk është raportuar në këtë çështje apo në materialet e saj.

Por, në këtë pikë gjykatësi ia përmendi atij një konferencë për media në vitin 1999.

Për këto arsye, komandant Calit i është vazhduar paraburgimi ndërsa rishikimi i këtij vendimit do të bëhet pas dy muajve./Insajderi.com