Gjyqtari i procedurës paraprake në Gjykatën Speciale ia ka vazhduar masën e paraburgimit ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Zonën e Llapit, Salih Mustafa, njofton Insajderi.
Në njoftimin publik të Speciales, të publikuar të martën, arsye për vazhdimin e paraburgimit të Mustafës përmenden “rreziku i ikjes”, ai i “ndërhyrjes në proceset gjyqësore” dhe “mundësia e kryerjes së krimeve të tjera”.
Salih Mustafa u arrestua dhe u transferua në njësinë e paraburgimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës më 24 shtator 2020.
Seanca e paraqitjes së parë të Mustafës u mbajt më 28 shtator 2020 para gjykatësit të procedurës paraprake, Nikola Giju. Në paraqitjen e tij të mëtejshme, më 28 tetor 2020, Mustafa u vetëdeklarua i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës./Insajderi.com