Specialja: Nesër vendoset nëse Salih Mustafës do t’i vazhdohet paraburgimi

Specialja: Nesër vendoset nëse Salih Mustafës do t’i vazhdohet paraburgimi

Gjykata Speciale nesër, 24 nëntor, do të vendosë nëse do t’ia vazhdojë paraburgimin Salih Mustafës, apo do të aprovojë kërkesën e mbrojtës për ta liruar me kusht, njofton Insadjeri.

Rregullat e Dhomave të Specializuara janë që çdo dy muaj vendoset vazhdimi ose jo i paraburgimit për ata që tashmë janë dërguar në Hagë.

Pikërisht, me 24 nëntor do të bëhet dy muaj nga arrestimi i Mustafës, prandaj Gjykata pritet të marrë një vendim.

Mbrojtja e ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka kërkuar që Mustafa të lirohet me kusht dhe të mbrohet në liri.

Ndërsa Prokuroria kërkon që atij t’i vazhdohet paraburgimi për të paktën edhe një periudhë dy mujore.

Vendimi për lirimin ose jo të Mustafës i mbetet gjyqtarit të procedurës paraprake./Insajderi.com