
Ka filluar konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas zgjerimit të aktakuzës nga Zyra e Prokurorisë Speciale.
Seanca ka filluar me prezantimin e palës mbrojtëse, si dhe përfaqësuesve të Prokurorisë dhe Gjykatës.
Konferencën e sotme është duke e ndjekur përmes lidhjes direkte edhe vetë ish-presidentit i Kosovës, Hashim Thaçi.
Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi do ta bëjnë paraqitjen e mëtejshme në orare të ndryshme.
Thaçi e nis i pari në ora 10:00, Veseli në ora 11:15, Krasniqi në ora 14:00 dhe i fundit Selimi në ora 15:15./Insajderi.com