
Policia garanci për Hashim Thaçin dha, por Gjykata Speciale e ka refuzuar.
Kështu ish-shefi politik i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës do ta vazhdojë paraburgimin në Hagë.
Kjo kumtohet në një dokument që Dhomat e Specializuara e publikuan më 29 nëntor.
Një nga arsyet e refuzimit për lirimin me kusht të Thaçit ishin dyshimet e ekziston mundësia e ndërhyrjes në procesin gjyqësor në Kosovë, ku u shfaqën edhe akuza se Agjencia Kosovare e Inteligjencës kishte dy agjentë të paraqitur si dëshmitarë për të dhënë dëshmi të fabrikuara.

Gjykata Speciale në Hagë
Po ashtu, përmendet edhe sjellja e Organizatës së Veteranëve të UÇK-së si dhe frika e dëshmitarëve.
“Dëshmitarët nuk kanë nevojë të lëndohen fizikisht për t’u frikësuar; edhe perspektiva e lirimit të të akuzuarve në Kosovë krijon frikë dhe pasiguri te dëshmitarët në këtë rast”, thuhet në dokument.
Ish-presidenti i Kosovës akuzohet për “krime lufte”, ndërkaq aktakuzat iu konfirmua tetorin e vitit të kaluar.
Menjëherë Thaçi kishte dhënë dorëheqje nga pozita e presidentit post që e mbante nga viti 2016
Po atë ditë u dorëzua në EULEX e pastaj për t’u transferuar në Hagë bashkë me Kadri Veselin e Rexhep Selimin. /Insajderi.com