‘Spider-man’ dhe babadimri surprizojnë fëmijët e shtrirë në QKUK

‘Spider-man’ dhe babadimri surprizojnë fëmijët e shtrirë në QKUK

Fëmijët të cilët janë të shtrirë në Klinikën e Pediatrisë në QKUK, janë suprizuar nga aktiviteti i dy personave të cilët janë maskuar si ‘Njeriu merimangë’ dhe babadimri.

Java e fundit e dhjetorit është java më festive e vitit dhe padyshim që këtë atmosferë festive më së shumti e shijojnë fëmijët.

Të shumtë janë ata që surprizohen me dhurata dhe me aktivitete të shumta për fundvit.

Njëjtë ka ndodhur edhe në Klinikën e Pediatrisë, ku fëmijët që janë të shtrirë në këtë repart janë surprizuar nga dy persona.

Personat janë maskuar si ‘Njeriu Merimangë’ dhe babadimri.

Të lidhur me litarë, që të dy janë lëshuar nga kulmi i objektit duke kaluar nëpër dritaret e dhomave, ku janë të vendosur fëmijët.

Ky aktivitet është organizuar nga Care for Kosovo Kids dhe Klubi Alpin Prishtina.