Spitalet e vendit furnizohen me ilaçin Remdesivir

Spitalet e vendit furnizohen me ilaçin Remdesivir

Ministria e Shëndetësisë, ka furnizuar të mërkurën Shërbimin Spitalor Klinik dhe Universitar të Kosovës me ilaçin Remdesivir, i cili përdoret për trajtimin e pacientëve të sëmurë nga COVID-19.

Kjo është hera e parë që ShSKUK furnizohet me Remdesivir që nga fillimi i Pandemisë Covid-19, në Kosovë.

“Nga sot pacientët nuk do të kenë nevojë të blejnë më këtë ilaç”.

“Msh ka liferuar 7,920 njësi Remdesivir që do të shpërndahen nga sot në të gjitha spitalet e përgjithshme dhe në klinikat e QKUK”, thuhet në njoftimin për media të SHSKUK-së./Insajderi.com