Spitali i Gjakovës demanton deputetin e VV-së

Spitali i Gjakovës demanton deputetin e VV-së

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha, është demantuar nga Spitali i Gjakovës pasi pretendoi se brenda dy orësh në këtë spital kanë ndërruar jetë pesë persona nga Coronavirusi.

Në anë të një reagimi, Spitali Gjakovës deklaron se nuk është i vërtetë lajmi se pesë persona kanë vdekur në Spitalin e Gjakovës.

“Kërkojmë qe të keni kujdes mos të përhapin informata të pa verifikuara nga spitali, nuk qëndron lajmi se kane vdekur 5 persona. Duhet të dihet se morgu i Spitalit shfrytëzohet edhe për pacientë që vdesin në kushte normale, për pacientë që vdesin në qendra tjera apo paciente që vdesin shtëpi mirëpo familjaret i lejnë kufomat në morg deri në ditën e varrimit”, thuhet ndër tjerash në reagim.

Numri i vdekjeve është rritur si rezultat i Coronavirusit, çdo ditë po raportohen vdekje të reja nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik. /Insajderi.com/

Postimi i plotë:

Demantojmë Deputetin e VV, Agon Batusha,

Kërkojmë qe të keni kujdes mos të përhapin informata të pa verifikuara nga spitali, nuk qëndron lajmi se kane vdekur 5 persona. Duhet të dihet se morgu i Spitalit shfrytëzohet edhe për pacientë që vdesin në kushte normale, për pacientë që vdesin në qendra tjera apo paciente që vdesin shtëpi mirëpo familjaret i lejnë kufomat në morg deri në ditën e varrimit.

Ju lutem të gjithëve lejoni personelin shëndetësorë të punojnë, të gjithë janë mobilizuara, të gjitha janë në detyre, janë duke sakrifikuar shëndetin e tyre vetëm e vetëm që të mbrojnë dhe mjekojnë pacientë.

Ju rikujtomë qytetarëve të mos e ulin vëmendjen për zbatimin e rregullave dhe masave për të frenuar përhapjen e virusit të rrezikshëm që prek këdo, pa dallim!.