Spitali i Përgjithshëm në Gjakovë njofton se është ndarë nga jeta laboranti, Jeton Huma, njofton Insajderi.
Huma ka vdekur në moshën 58 vjeçare, pas një sëmundje të rëndë.
“Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta pas një sëmundje të rënde të laborantit z.Jeton Huma.
Në spital punoi nga viti 1980, do të kujtohet si puntor i zëllshem për Spitalin, human për pacientët dhe shok për kolegët”, thuhet në njoftimin e spitalit./Insajderi.com