Spitali i Gjakovës trajtoi mbi një mijë pacientë nga fillimi i pandemisë

Spitali i Gjakovës trajtoi mbi një mijë pacientë nga fillimi i pandemisë

Që nga fillimi i pandemisë, në Spitalin e Përgjithshëm të Gjakovës janë trajtuar gjithsej një mijë e 186 pacientë në repartet COVID,  prej të cilëve 91 kanë qenë nga Shqipëria, përcjell Insajderi.

Sipas njoftimit të Shërbimit Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës, organizimi i punës për trajtimin e rasteve me COVID-19, është bërë në gjashtë reparte.

“Reparti i Infektives dhe Dermatologjisë, reparti i Pulmologjisë dhe Neurologjisë, reparti i Interno, Njësia Koronare që është bërë Intensivë për COVID- 19. Në këtë institucion janë 135 shtretër për trajtimin e rasteve me Covid-19. Gjatë gjithë pandemisë është operuara me këta shtretër dhe nuk ka pasur nevojë të rriten kapacitetet”, thuhet në njoftim.

Tutje bëhet e ditur se aktualisht në këtë spital janë duke u trajtuar 36 pacientë, nga të cilët 23 janë raste të konfirmuara me Sars- Cov- 2 Pozitiv.

“Një rast është me respirator në Mjekimin Intensiv. Ndërsa me oksigjeno-terapi janë 18 pacientë”./Insajderi.com