Spitali Rajonal i Gjilanit po përballet me mungesë të furnizimit me oksigjen si dhe të vaksinave kundër gripit sezonal, njofton Insajderi.
Kështu ka bërë të ditur nënkryetari i kësaj komune, Arbër Ismajli, përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Po bëhet përpjekje maksimale me Ministrinë e Shëndetësisë, që Spitali Rajonal i Gjilanit në mënyrë emergjente të furnizohet me oksigjen, pasi që është jetike për tejkalim të situatës. Gjithashtu, duhet që urgjentisht, Ministria e Shëndetësisë, t’i furnizojë QKMF-të me sasi më të madhe të vaksinave të gripit sezonal, duke sjellur sasinë e dytë të nevojshme, sepse kërkesa për të është shumë e madhe nga qytetarët tanë”, ka shkruar Ismajli.
Më tej, ai tha se rastet me COVID-19 në Gjilan kanë shënuar rritje muajt e fundit.
Vetëm gjatë nëntorit në këtë komunë janë konfirmuar një mijë e 118 raste të Coronavirusit./Insajderi.com