Spitali i Pejës: 17 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Spitali i Pejës: 17 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Nga gjithsejtë 59 pacientë me Coronavirus që po trajtohen në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë, 17 prej tyre janë në gjendje të rëndë, njofton Insajderi.

Kështu bëhet e ditur nga Spitali i Pejës në një njoftim të spitalit në Facebook, ku tregohet gjithashtu se shtatë pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19.

Ndërsa sa i përket personelit, pesë mjekë janë të infektuar me COVID-19, 17 infermier dhe tre punëtorë nga personeli jo mjekësor./Insajderi.com

 

7 Pacientë janë shëruar gjatë 24 orëve të fundit nga Covid-19 në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Aktualisht po…

Posted by Spitali i Përgjithshëm Pejë on Thursday, August 13, 2020