Spitali i Pejës: 17 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Spitali i Pejës: 17 pacientë me COVID-19 në gjendje të rëndë

Spitali i Përgjithshëm i Pejës njofton se 17 pacientë të infektuar me Coronavirus janë në gjendje të rëndë, nga 59 sa janë në total të shtrirë në këtë spital, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit të spitalit në Facebook “35 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile”.

Kurse “nga personeli i spitalit 6 mjekë, 15 Infermierë dhe 3 punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me Covid-19”./Insajderi.com