Pacientët me COVID-19 kanë filluar të shtrihen edhe në spitalet rajonale të Kosovës për shkak të menaxhimit më të lehtë dhe mosngarkimit të QKUK-së.
Në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë po trajtohen 54 pacientë me Covid-19. Prej tyre, 15 janë në oksigjenoterapi, një është transferuar në QKUK, një është në gjendje të rëndë ndërsa pacientët e tjerë janë në gjendje më stabile.
Përndryshe gjatë vikendit që sapo kaluam raportohet se 548 pacientë kanë marrë trajtim emergjent shëndetësor në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë. Prej tyre, 47 pacientë janë̈ shtrirë për trajtim të mëtutjeshëm.
Gjatë këtij vikendi në Spitalin e Përgjithshëm në Pejë janë̈ kryer 210 operacione.
13 lindje kanë qenë gjatë kësaj fundjave, 9 lindje kanë qenë normale dhe 4 me prerje cezariane. Kanë lindur 14 foshnje, 6 të gjinisë̈ mashkullore dhe 8 të gjinisë̈ femërorë, ngase një lindje ka qenë binjake.
410 pacientë kanë kryer analiza, që në total kanë bërë 4,009 analiza./Insajderi.com