
Në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës po trajtohen 73 pacientë me COVID-19 prej tyre 29 pacientë janë në Oksigjeno terapi, 8 pacientë janë në gjendje më të rëndë, ndërsa pacientet e tjerë janë në gjendje më stabile.
Ndërsa, në personelin e Spitalit 6 mjekë, 15 infermierë dhe tre punëtorë të shërbimit teknik janë të infektuar me Coronavirus.
Nuk raportohet për ndonjë vdekje me Coronavirus gjatë ditës së fundit në Spitalin e Pejës.
Gjatë së martës në Pejë janë regjistruar edhe pesë raste të reja me COVID-19./Insajderi.com/