Hajnat rusë

Spiunët rusë hakojnë kompanitë britanike që po prodhojnë vaksinën kundër COVID-19

Derisa britanikët po provojnë të prodhojnë një vaksinë kundër COVID-19, rusët kanë tentuar ta vjedhin atë.

Spiunët rusë hakojnë kompanitë britanike që po prodhojnë vaksinën kundër COVID-19

Spiunët rusë po targetojnë organizata që janë në proces të zhvillimit të një vaksine për Coronavirusin.

Qendra Nacionale e Britanisë së Madhe për Siguri Kibernetike ka njoftuar se hakerët kanë operuar “si pjesë e shërbimeve inteligjente ruse” dhe se për këtë janë “pothuajse të sigurt”, shkruan BBC, njofton Insajderi.

Kjo qendër nuk ka specifikuar se cila organizatë ka qenë target saktësisht, dhe se nëse janë vjedhur informacione, apo jo.

Megjithatë, u njoftua se nuk është arritur të merret asgjë sa u takon gjetjeve për vaksinat.

Sekretari i Punëve të Jashtme, Dominic Raab, ka deklaruar se “se është e sigurt që inteligjenca ruse po sulmon kompanitë që po luftojnë kundër Coronavirusit”.

“Derisa të tjetër ndjekin qëllimet e tyre komplet egoiste Britania dhe aleatët e saj po punojnë fort që të gjejnë një vaksinë dhe të mbrojnë shëndetin global”.

Gjithsesi, Rusia ka mohuar se ka lidhje me sulmin.

“Ne nuk kemi informacione se kush ka mund të hakojë kompanitë farmaceutike në Britani të Madhe. Ne mund të themi një gjë – Rusia s’ka lidhje me këto aksione”, ka deklaruar Dmitry Peskov, zëdhënës i presidentit rus Vladimir Putin./Insajderi.com