Sqarimi i Enver Pecit dhe përgjigja e InDoks

Sqarimi i Enver Pecit dhe përgjigja e InDoks

Pas transmetimit të dokumentarit “Drejtësia në rrjetin e merimangës” ka reaguar Enver Peci, ish-kryetar i KGJK-së dhe kryetar i Supremes ka dërguar sqarim.

Kjo është pasuria e Enver Pecit dhe djalit të tij, Shpëtimit

Ai në këtë sqarim është fokusuar tek publikimi i pasurisë së tij dhe të djalit tët tij prokuror.

InDoks siç edhe ka transmetuar në dokumentar gjen që në formularët publik në Agjencinë Kundër Korrupsion, pasuria e deklaruar e Enver Pecit është   prej afro 40 mijë eurosh, kurse i biri i tij prokuror, Shpëtimi, ka deklaruar pasuri në vlerë afër  80 mijë euro.

Të plotë e gjeni sqarimin e Enver Pecit më poshtë.

Sqarimi i Enver Pecit:

“Të lutem vetëm shiqojeni mirë edhe njëher formularet për  deklarimin e pasuris se më duket u krijua një opinion i gabuar se djali im paska deklaru dyfishin e pasuris sime.

Në formularet për deklarimin e pasuris është e kjart situata që shuma prej 80.000 Euro që gjoja i paska deklarua djali janë pasuri e tij, kjo nuk qëndron pasi që i njeti e ka specifikua se përveq baneses në Mitrovicë e që është në emër të tij në vler prej 45.000 euro e cila është bler me kredi dhe at me kontributin tim si dhe automjeti passat i vitit 2007 në vler prej 6.700 Euro si dhe paga e tij e të cilat janë deklruar edhe në formularin tim dhe të djalit,  pasuria tjetër figuron në emrin tim. Po ashtu u cek se unë paskam deklaruar vetëm 40.000 euro pasuri, sinqerisht nuk kamë pas më shumë dhe për këtë jamë i gatshëm në cdo kohe edhe ta dokumentoj.

I nderuar kërkoj mirkuptim qëllimin e kamë vetëm të paraqiten gjërat ashtu si janë”./Insajderi

Kjo është pasuria e Enver Pecit dhe djalit të tij, Shpëtimit